Fiton Tirana, barazim ne Elbasan e Kavaje
Bardheblute jane me te favorizuarit e cerek finalisteve per te kaluar ne gjysmefinale, sepse qe ne takimin e pare kunder Kastriotit, kane arritur nje fitore bindese me rezultatin 3-0. Ka qene Indrit Fortuzi qe ka shenuar golin e pare per te tijte ne shtesen e pjeses se pare. Me fillimin e 45 minutave te dyta, ka dyfishuar Daniel Xhafaj dhe ka mbyllur ceshtjen kualifikim Arapi, i cili vulosi fitoren 3-0 te Tiranes ne transferte. Barazim mjaft dramatik ka qene ai i Kavajes, ku Besa e Vllaznia jane ndalur ne nje paqe 2-2, rezultat qe favorizon me shume shkodranet ne ndeshjen e kthimit. Verdhezinjte kane pare te kalojne dy here ne avantazh e po dy here jane arritur nga miqte. I pari shenon Parid Xhihani, qe vulos me golin e tij pjesen e pare. Barazim i zakonshmi Vioresin Sinani ne te 51-en. Besa nuk pajtohet me kete rezultat e Andi Lila i kalon te tijte edhe nje here ne avantazh. Por, dy minuta para perfundimit te krejt takimit, ka qene Zekeria Ramadani, i cili me autogolin e tij i ka dhene Vllaznise nje shans te mire per kualifikim. Beses, fituese ne fuqi e Kupes se Shqiperise, i duhet patjeter fitorja, apo edhe nje barazim 3-3 apo me shume per te qene per here te 11-te midis kater me te mirave te vendit ne edicionin e 56-te te kompeticionit te dyte me te rendesishem te futbollit shqiptar. Cerekfinalja e fundit ishte ajo mes Elbasanit dhe Teutes, luajtur ne "Ruzhdi Bizhuta". Verdheblute shenojne te paret me ane te vlonjatit Nenaj, ndersa per durrsaket ka barazuar Vila. Gjithcka do te vendoset pas nje jave ne Durres, por Teuta ka nje avantazh te lehte ndaj Elbasanit. Ketij te fundit i duhet patjeter fitorja, ose edhe nje barazim 2-2 per te kaluar per here te 9-te mes kater me te mirave.