E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Daja Vanja" e Cehovit mes tri shteteve

"Daja Vanja" gjendet i ndare mes tre shteteve! I pari projejt regjisorial i cili ngjit ne skene aktore nga Tirana, Prishtina e Shkupi do te shfaqet sot ne mbremje ne skenen e vogel te Teatrit Kombetar, duke pushtuar skenen shqiptare me pjesen Cehoviane. Keshtu, per te disaten here, Cehov zbret ne nje skene per te folur shqip. Do te jete nje premiere paksa e vecante, pasi shenon nje produksion te pavarur mes shoqerise "Bajrush Mjaku" ne Shkup, dhe asaj "Kronos" ne Tirane, por me financim nga Ministria e Kultures se Republikes se Kosoves. Daja Vanja do te jete Bajrish Mjaku, ndersa ne skene s'do te mungojne aktoret e zeshem te Tianes e Prishtines, Ndricim Xhepa e Enver Petrovci. Duke formesuar ne kete menyre nje trekendesh te munguar deri me tani, Tirane-Prishtine-Shkup. Stacioni i fundit i takon premieres se Prishtines. Prej Tiranes, trupa e shfaqjes se Cehov do te fluturojne drejt Kosoves. Mbremja e 11 marsit i takon skenes se Teatrit Kombetar, ne kryeqytetin Prishtine te shtetit me te ri ne bote, Kosove.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›