E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bushi nuk iken: Jam i Kombetares

Jeton Selimi
Nje dite me pare, lajmi se trajneri Ari Han ka nxjerre menjane Kombetares, Alban Bushin, Altin Haxhin e Nevil Deden, ka befasuar jo pak. Golashenuesi me i mire me fanellen e kuqezinjve, si dhe dy titullare te padiskutueshem te trajnerit Oto Baric, rrezikojne te mos jene me pjese e perfaqesueses sone. Lajmi behet i ditur nga "Sporti Shqiptar", i cili tregon se informacioni ka rrjedhur nga federata, pra se ne kete mes ka dicka zyrtare. "KJ" ka kontaktuar me Alban Bushin, i cili shprehet i habitur nga ky vendim i holandezit Han dhe siguron se eshte ende ne pritje te nje ftese per miqesoren e 26 marsit.
Alban, jeni vene ne dijeni me ate cka thuhet, se ju, Haxhi e Dede nuk do te jeni pjese e Kombetares se Ari Hanit?
Po, jam ne dijeni te gjithckaje dhe e vetmja gje qe ndjeva kur mora vesh kete lajm, ishte habia e madhe. U shtanga sepse nuk e prisja dicka te tille ne kete moment, sidomos pasi mesova se trajneri Ari Han do te vinte te me shikonte nga prane.
Por ju nuk u takuat?
Nuk u takuam sepse fatkeqesisht, kur ai erdhi ne Greqi, une isha i demtuar dhe nuk pata mundesi te takohem me te. Megjithate, qe ndeshjen tjeter une u aktivizova disa caste per skuadren time dhe tani jam drejt rikuperimit te plote. Besoj se per miqesoren e 26 marsit kunder Moldavise do te jem gati.
Kjo do te thote se prisni t'ju vije ftesa kuqezi?
Natyrisht qe e pres ftesen. Ajo cka eshte thene nuk eshte nje burim zyrtar dhe nuk ka asnje qe citon dicka te tille. Per me teper, trajneri Han nuk ka folur rreth kesaj ceshtjeje, ndaj mua me duket shume absurde qe te lihem jashte Kombetares keshtu. Jo vetem une, por edhe Haxhi e Dede, te cilet jane pjese e skuadres. Une pres sqarime per kete ngaterrese sepse ndjej se e gjithe kjo situate nuk eshte e vertete.
Po nese ftesa nuk ju vjen?
Nese ftesa nuk me vjen, atehere them se eshte vepruar ne menyren me te keqe ndaj meje dhe djemve te tjere. Me shume sesa nje kerkese e trajnerit Ari Han, mua me ngjan me nje deshire te dikujt ne FSHF qe te na menjanoje. Por, gjithsesi, ata duhet ta kene te qarte, se Alban Bushin nuk mund ta largojne ne kete menyre nga perfaqesuesja. Kushdo qofte ai, trajneri Han apo ndonje zyrtar. Une kam dhene aq shume per fanellen kuqezi sa me takon kjo gje, ndaj do jem une ai qe do t'i thote "mjaft" Kombetares kur t'i vije momenti.
Kjo do te thote se ndjeheni ende pjese e Kombetares?
Patjeter! Si e thashe edhe me siper, une pres nje ftese per miqesoren e radhes te Kombetares. Gjendja ime fizike eshte e mire. Jam rikuperuar mjaft dhe deri me daten 26 mars do jem teresisht ne dispozicion te trajnerit Han.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›