E Shtunë, 31 Tetor 2026

Derbi, kesaj here gezohet Dinamo

Blute kane hedhur nje hap te rendesishem per ne gjysmefinale. Devolli mban gjalle shpresen e kuqe
Dinamo - Partizani 3-1
Shenues: Allmuca 6', Pejic 45+2, Ishka 71'\ Devolli 88'
Dinamo: Kotorri, Pisha, Bodrusic, Granic, Abraham, Kuli (Vincetic 53'), Ishka (Ferraj 72'), Pollozhani, Allmuca, Poci (Pema), Pejic
Trajner: Ilir Daja
Partizani: Shehi, Pinari, Osmani, Gjyla, Hallaci, Dhembi (Karapici 46'), Devolli, Shkembi (Karabeci 63'), Muzaka, Abilaliaj (Malindi 46'), Bakaj
Trajner: Hasan Lika
Gjyqtare: Jareci, Lamaj, Elezi
Kartone te verdhe: Bodrusic, Ishka, Poci, Pinari, Devolli, Dhembi
Ritem, nerv, gola dhe plot emocione kane karakterizuar ndeshjen e pare cerekfinale mes Dinamos e Partizanit, dy skuadra qe ishin ndeshur edhe para 10 ditesh per kampionat. Ndryshe nga takimi i pare, kesaj radhe ishte Dinamo, ajo qe e nenshtroi Partizanin me nje rezultat 3-1, cka do te thote shume per kalimin ne gjysmefinale. Golin e vetem per Partizanin, e shenoi me i miri i te kuqve, Bledar Devolli, qe edhe kesaj here nuk zhgenjen, ndonese ndeshja per te ishte mjaft nervoze.
Eshte Dinamo qe ve diktat menjehere ne fushe. Shiu i furishem e veshtiresoi mjaft lojen e te kuqve, qe njihen per kombinimet e shkurtra e te shpejta. Si per ironi te fatit, ai qe cel serine e golave eshte nje ish-. Igli Allmuca perfiton nga pasimi i mire i Ishkes me koke dhe ne qender te zones mposht Shehin. Loja behet edhe me e veshtire, per shkak te terrenit te renduar, megjithate Dinamo sikur pershtatet me mire se Partizani dhe e vendos shpesh ne veshtiresi kundershtarin. Goli i dyte vjen ne ekstremin e pjeses se pare. Pero Pejic ka depertuar ne zone dhe me nje diagonale ka mposhtur Shehin, qe e sheh topin pas shpine per te dyten here. Dinamovitet ne kete pjese kerkuan edhe nje 11-metersh, por Jareci nuk e vleresoi te tille rrezimin ne zone te kroatit Pejic.
Fraksioni i dyte i takimit nis me dy nderrime ne kampin e kuq. Jashte Abilaliaj e Dhembi (ky i fundit mjaft nervoz) dhe hyjne Malindi e Karapici. Nderrimet duket sikur sjellin gjalleri te Partizani, qe mesyn drejt portes se Kotorrit. Gjaknxehtesia ne fushe eshte prezent ne cdo nderhyrje, ku shkelmat nuk kursehen dhe Jarecit, shpesh ne keto ndeshje te ashpra, i del situata jashte kontrollit. Megjithate, kur pritej goli i Partizanit, Dinamo blindon fitoren. Shehi ben nje gafe pas nje harkimi te Ishkes. Topi i perplasur ne toke, kercen te supi i portierit dhe me pas shkon ne porte. Te kuqte e shohin shume larg gjysmefinalen, por per te mbajtur shpresat e tyre gjalle ka menduar njeriu me i mire ne 4 ndeshjet e fundit. Bledar Devolli c'markohet ne zone dhe me koke shenon golin e vetem per te tijte ne minuten e 88-te te takimit.
4
Ishin armiqte e Devollit ne kete ndeshje. Kuli, Jareci, tifozet e Dinamos dhe trajneri Daja. Me te parin nuk u kursyen shkelmat, me te dytin polemikat, me te tretin sharjet ne fund te takimit dhe me te fundit "pershendetjen" ofenduese pas shenimit te golit.
2
Ishin lojtaret blu qe cuan peshe tifozerine vec golave. I pari ishte Bekim Kuli, qe me shkelmat e tij nuk kurseu asnje kundershtar, ndersa i dyti ishte kapiteni Arjan Pisha, qe ironizonte kundershtaret, duke u treguar tre golat e pesuar me gishtat e dores.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›