Mjeket: Te rimbursohen 2 barna per te semuret me veshka
Bluzat e bardha te sherbimit te nefrologjise kane kerkuar rimbursimin e dy medikamenteve per te semuret me veshka, te cilet kryejne transplantimin. Jane pikerisht ilaci "Valsad" dhe "Prograd", te cilet mendohet se do te futen ne listen e rimbursueshme, e cila pritet qe te hartohet gjate ketij muaji. Sipas mjekeve te sherbimit te nefrologjise te dy keto medikamente jane shume te kushtueshme dhe nuk mund te perballohen nga nje pjese e mire e pacienteve. Por perdorimi i tyre eshte shume i nevojshem, pasi nuk nxjerrin jashte funksionit veshken e sapo vendosur ne trupin e pacientit qe ka kryer transplantimin. "Ne kemi kerkuar futjen e ketyre dy medikamenteve me rimbursim per vete faktin se si pacientet qe e kryejne jashte transplantimin edhe ata qe do ta kryejne ne Shqiperi jane te detyruar ta marrin. Nderkohe qe te dy keto medikament kushtojne shume dhe jane te paperballueshme nga nje pjese e mire e pacienteve", theksoi dje Nestor Thereska, shef i sherbimit te nefrologjise. Sipas tij, kerkesa ka shkuar ne Ministrine e Shendetesise dhe Institutin e Sigurimeve dhe Kujdesit Shendetesor. Pacientet duhet te marrin keto medikamenteve gjate muajve te pare pas kryerjes se transplantimit, pasi infeksionet mund te prekin shume shpejt keta persona. Dhe jane pikerisht keto dy medikamente, ato qe pengojne viruset infektive. "Pacientet pas transplantim jane mjaft te ndjeshem, kapen mjaft shpejt nga infeksionet banale dhe ato virale. Keto medikamente i mbrojne gati 100 per qind nga keto lloj infeksionesh", ka nenvizuar Thereska. Sipas tij, eshte marre nje konfirmim pozitiv per futjen e ketyre medikamenteve ne listen e rimbursueshme, por perseri mbetet buxheti ai qe do te percaktoje futjen ose jo te tyre ne liste. Shperndarja e ketyre barnave do te behet ne menyre te organizuar dhe do te jepen me kriter vetem tek ata paciente qe e kane te nevojshme per nje periudhe te caktuar kohore. Sipas Thereskes, te dyja keto barna jane te kushtueshme, dhe ne te gjithe boten rimbursimi i tyre ka qene nje lufte midis mjekeve dhe organeve te shendetesise.
Ne qershor transplantimi ne Shqiperi
Transplantimi i pare i veshkes ne vendin tone pritet te kryhet ne muajin qershor. E ndersa ekipi i mjekeve eshte pergatitur aktualisht po priten perfundimi i punimeve te sallave te operacioneve ne QSUT. Sipas mjekeve te ketij pavijoni, transplantimet e para do te kryhen nga mjeke italiane dhe shqiptare, nderkohe qe mendohet se do te jene rreth 20 nderhyrje brenda vitit 2008. "Perfundimi i punimeve do te jete edhe koha kur do te kryhet transplantimi i pare ne spitalet publike ne Shqiperi. E ndersa aktualisht eshte duke u punuar ne salla, ekipi shqiptar eshte duke kryer transplantimet ne Bari", eshte shprehur shefi i nefrologjise, Nestor Thereska. Sipas tij, deri me tani ne baze te projektit INTERREG 3 eshte kryer vetem nje trnsplantim te nje 22-vjecar. Nderkohe qe gjate ketyre diteve do te jete edhe cifti i dyte, i cili do te niset drejt Italise. Me pas do te jete edhe nje tjeter pacient, i cili do te perfitoje kryerjen e transplantimit falas ne vendin fqinje.