E Shtunë, 31 Tetor 2026

Muret e kalase rrokin bustin e Nolit

Anisa Ymeri
Rrenojat e kalase romake te Tiranes dalin ne pah cdo dite e me shume. Ishin fare prane dheut qe tiranasit kane shkelur per shekuj te tere, por muret e gurta vetem 1 muaj me pare u "zbuluan", duke na bere te gjitheve deshmitare te ekzistences se gjurmeve te Tiranes se shekullit II dhe III. Ato pak centimetra dhe qe i mbulonin tani jane menjanuar, e germimet vijojne, ndonese ngadale. Tani kalaja eshte edhe me e formesuar, e rrenojat e saj kane rrokur edhe bustin e Fan Nolit, i cili qendron fare prane kangjellave rrethues se godines se Akademise se Shkencave e Kuvendit te Shqiperise. Duke i marre keshtu paksa hapesire Akademise, e cila eshte fare pak metra larg rrenojave. Kalaja, ne zemer te qendres historike te Tiranes per ata qe nje jete te tere merren me monumentet e arkeologjine, duket se nuk ka qene "surprize". Dhe kjo eshte theksuar prej tyre, pasi prej vitit 2002, kur u zbulua nje kulle katerkendeshe parashikohej qe ne kete territor vijonin muret. Vetem se kaluan plot 6 vjet, dhe askush nuk germoi per te faktuar ate cka dihej prej specialisteve. Pra, zbulimi e rrenojave, qe nuk ishin teper thelle!
Po c'do te ndodhe tani?! Germimet jane shtrire jo vetem ne rruge, ku u zbuluan nga fadromat e firmes se ndertimit, e cila ka nderprere punimet ne ate segment deri ne pritjen e marrjes se nje vendimi. Vendim qe do te dale prej kontakteve mes urbanisteve te Bashkise se Tiranes me specialiste te monumenteve per te gjetur zgjidhjen optimale. Vendim qe pritet te merret dita-dites, e qe eshte i pritshem prej te gjitheve.
Burime zyrtare nga Bashkia e Tiranes pohojne se aktualisht eshte duke u punuar per kete ceshtje. Grupit te urbanisteve te bashkise dhe specialisteve shqiptare te monumenteve, u jane bashkengjitur edhe ekspertet gjermane te trafikut, te cilet po japin ndihmen e tyre per marrjen e nje vendimi se si do te procedohet dhe si do te mund te devijohet trafiku.
Duket se per dicka nuk ka pike dyshimi, qe keto mure do te jene te ekspozuara ne menyre qe te jene jo vetem atraksion turistik per kryeqytetin, por sidomos deshmi e Tiranes se vjeter. Ndaj edhe prej 19 shkurtit, rrenojat e kalase jane shpallur monument kulture, bashkengjitur vendimit te hershem te vitit 1973, kur kete status e mori ajo qe njihet si Kalaja e Toptanasve.

Gjeresia e murit te kalase, 2,8 meter
Gjeresia e murit eshte rreth 2,8 meter, dhe mberrin deri te busti i Fan Nolit, para kangjellave kufizues te godines se Akademise se Shkencave apo Kuvendit. Dhe germimet sot jane shtrire deri aty ku shihej se vijonin muret. Pra, eshte teknike tipike romake kjo, dhe arkitekti restaurator, Sulejman Dashi, ngulmon se puthitja e ketyre gureve nuk eshte aspak pune e nje specialisti te zakonshem". E kjo nuk eshte aspak cudi, pasi Tirana eshte fare prane me Durresin, qe konsiderohet edhe si Taverna e Mesdheut. Kulla rrethore, u zbulua pas zbulimit te vitit 2002, kur doli nje kulle romake katerkendeshe, me thellesi 2,80 meter, me dimensione 6 meter permbi dhe afersisht 12 meter nga jashte. Kjo ishte 9 meter larg murit te kalase, teknika e se ciles ishte me gure te medhenj, sic ishte edhe kalaja dhe studimet na treguan qe mund te jete nje kala romake e shekullit II dhe III.

Muret vijojne ne oborrin e Akademise
Grumbuj dheu kane mbuluar edhe oborrin e godines se Akademise se Shkencave te Shqiperise. Rralle e tek sheh specialiste qe vertiten ne rrenojat e kalase, ndersa kureshtaret nuk i ndahen as edhe ne nje moment te dites. Sulejman Dashi, arkitekti restaurator qe prej zbulimit te se pares gjurme te mureve, ka qene prezent ne vijimin e punimeve, tregon se, sa na takon ne, jemi duke kryer punen tone. "Ajo qe pritet momentalisht eshte marrja e vendimit se si do te devijoje rruga", shprehet Dashi. E deri ne ate moment, muret e kalase do te jene te rrethuara nga shiriti i kryerjes se punimeve ne rruge, per te qene me pas nen kujdesin e plote te specialisteve, qe do te vijojne jo vetem germimet e metejshme e per te nxjerre konkluzione edhe me shkencore qe i takojne nje studimi te metejshem.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›