E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fiton Xamaxi i Gashit

Xamaxi i Shkëlzen Gashit e ka mposhtur liderin e Axpo Super League (elita e futbollit zviceran), Young Boys, të dielën, me rezultat minimal 1:0.

Gashi në këtë takim ka luajtur prej minutës së parë, por është zëvendësuar nga Varela në minutën e 77 të ndeshjes.

Fitoren Xamaxit ia ka siguruar Nuzzolo, i cili e ka realizuar golin e fitores dhe të vetmin në këtë takim në minutën e 23-të të ndeshjes. Xamax në xhiron e ardhshme do të luajë ndaj Bellinzonës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›