E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fiton në Gjykatën e Lartë, rikthehet në Apel

02/07/2009  I forti i Beratit

TIRANË – Kastriot Jaupi, i forti i Beratit, dënuar me burgim të përjetshëm nga kjo gjykatë dhe më pas lënë në fuqi nga apeli i Vlorës, fiton të drejtën për t’u rigjykuar. Vendimi u dha dje nga Gjykata e Lartë. Sipas vendimit të Gjykatës së Lartë, Kastriot Jaupi ka bërë një kërkesë për rivendosje në afat dhe kjo kërkesë i është pranuar. Ndërsa shpjegojmë se Jaupi u dënua për vrasjen e oficerit Ilir Ngresi në vitin 2000 në Vlorë. Ai u ekstradua pak kohë më parë nga Spanja dhe tashmë duhet të rigjykohet edh enjë herë në Apelin e Vlorës. Pretendimi i Jaupit ka të bëjë me gjykimin e tij në apel, pa pasur një mbrojtje të caktuar nga ana e familjarëve. Kastriot Jaupi kërkon rihapjen e procesit gjyqësor. Jaupi në kërkesë shprehej se nëpërmjet gjykimit në mungesë i janë shkelur të drejtat e caktuara në ligj. Kastriot Jaupi u arrestua tetorin e vitit 2001 nga policia spanjolle, në afërsi të Madridit. Jaupi ka disa akuza për vrasje e plagosje, por më e rënda është ajo e ekzekutimit në Vlorë të ish-shefit të Krimeve të Beratit, Ilir Ngresi, në dhjetor të vitit 2000. Shkaku ishte rihapja e hetimeve për ngjarjet e vitit 1997 nga Ngresi, por mbarte edhe motive hakmarrjeje. Ngresi kishte marrë pjesë në një operacion pranë Urës Vajgurore në vitin ’97 kur u vra Ilir Jaupi, vëllai i Kastriotit. Sipas drejtësisë shqiptare, përfshirja e Kastriot Jaupit në botën e krimit është më e hershme kur së bashku me të vëllain bënte pjesë në bandën e Altin Dardhës.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›