E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në rënie indeksi i çmimeve të prodhimit

02/07/2009  Të dhënat e INSTAT-it

Në krahasim me tre muaj më parë indeksi i çmimeve të prodhimit është 2,1 për qind më i ulët. Sipas të dhënave të INSTAT-it, gjatë këtij viti ky indeks ka qenë drejt uljes së vazhdueshme, duke dëshmuar për politikat efektive ekonomike të qeverisë për uljen e kostos së prodhimit. Instituti i Statistikave raporton se në tremujorin e parë të vitit 2009, indeksi i çmimeve të prodhimit ishte në 108,8 për qind, duke shënuar një ulje prej 2,1 për qind në krahasim me tremujorin e katërt të vitit 2008. Ndërkohë, ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të prodhimit është 1,1 për qind. Gjatë kësaj periudhe industria nxjerrëse shënoi një ulje prej 0,6 për qind, ku veçohet ulja e çmimeve të produkteve në aktivitetin “Nxjerrja e produkteve joenergjetike” me 1,1 për qind. Në tremujorin e parë të vitit 2009 ulje kanë pësuar edhe indeksi i çmimeve të prodhimit në aktivitetet e industrisë ushqimore dhe pijeve, apo në industrinë e kauçukut dhe plastikës, si dhe “Siderurgjia”, përkatësisht me 0,7 për qind, 3,8 për qind dhe 1,1 për qind. Sipas INSTAT, indeksi i çmimeve të prodhimit për produktet vendase gjatë kësaj periudhe arriti në 108,2 për qind, duke shënuar një ulje prej 1,4 për qind në krahasim me tremujorin e katërt të vitit 2008, ku veçohet ulja e çmimeve në industrinë nxjerrëse me 0,7 për qind.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›