E Diel, 1 Nëntor 2026

Rreshqet dheu ne Pevelat, fundoset shtepia dykateshe

Pogradec- Rreshqitja e tokes ka rrafshuar diten e djeshme nje ndertese dy-kateshe ne fshatin Pevelat te Pogradecit, komuna e Trebinjes. Lajmin e bene te ditur zyrtare vendore, te cilet u shprehen se erozioni kercenon edhe banesa te tjera, qe kane pesuar carje. Eshte kerkuar menjehere ndihma e gjeologeve per te gjetur shkaqet dhe per sigurine e banesave te tjera. Burime zyrtare bejne te ditur se ne fshatin Pevelat, dherat kane marre me vete nje shtepi, duke lene te pastrehe dy familje. Kryetari i komunes Trebinje, Gjergji Buzo, konfirmoi ngjarjen dhe kerkoi ndihme pasi nje bllok i tere banesash mund te shembeshin. Lajmi eshte percjelle ne organet e pushtetit vendor ne Pogradec, por edhe ne Keshillin e Qarkut te Korces dhe ne Prefekture. Drejtues te Keshillit te Qarkut te Korces, bejne te ditur se, "per te kryer nje ekzaminim me te plote ne vendin e ngjarjes, eshte derguar nje ekip gjeologjik, i cili ka synuar te percaktoje shkaqet e dukurise se mesiperme, por edhe masat qe duhen marre, qe situata te mos pershkallezohet me tej. Kozeta Nasto, pergjegjese e Zyres se Sherbimit Gjeologjik ne Qarkun e Korces, e ka cilesuar gjendjen e krijuar ne Pevelat, pasoje e shirave te shumta dhe lageshtires se madhe qe ka marre toka ne kete fillim Pranvere.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›