E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kujdesi i nenes, mbrojtja me e mire nga drogat

Kujdesi i nenes eshte qasje e rregullt ndaj femijes dhe faktori me i suksesshem ne parandalimin e adoleshenteve qe te bien nen ndikimin e droges dhe alkoolit. Ne kete linje eshte publikuar edhe studimi nderkombetar qe tregon se adoleshentet, te cilet jetojne me te dy prinderit, rralle behen te varur nga droga dhe alkooli, por amesia e fuqishme eshte barriera me efikase ne kete. Ky eshte perfundimi kryesor i nje grupi te eksperteve britanike, te cilet i udhehoqi dr. Paul Mccardle nga Universiteti Newcastle ne Angline veriore."Kemi konstatuar se edhe jeta me te dy prinderit mund te drejtoje femijen kunder droges, por vetem nese eshte vazhdimisht i izoluar nga ofertat e shperndarese dhe kontrollit te dobet te prinderve", tha ai. Ne te njejten kohe pohojne ekspertet, "besueshmeria e femijeve ndaj prinderve, sidomos nenes, paraqet barriere te fuqishme ndaj dhenies pas droges, por edhe shkalla apo nenshtrimi varen megjithate nga rrethi kulturor dhe qasja ne droge". Raporti, i publikuar ne revisten profesionale shendetesore 'Adicction', eshte rezultat i anketes se kryer me 4.000 adoleshente ne Angli, Irlande, Itali, Gjermani dhe Holande. Pyetjet ishin se a perdorin ata kanabis, amfetaminat, ecstasy, LSD, mjete per qetesim dhe alkool. Te anketuarit gjithashtu plotesuan nje pyetesor lidhur me raportet me prinderit dhe gjysherit, se nen cfare kontrolli jane pas mesimit ne shkolle dhe a i lejojne prinderit qe te shoqerohen me miqte edhe ne shtepi.

"Raporti kualitativ me prinderit dhe struktura e familjes ka ndikim te jashtezakonshem ne percaktimin e te rinjve ndaj droges. Kemi konstatuar se vetem 16,6 per qind e adoleshenteve nga familjet e qendrueshme me te dy prinderit, behen te varur nga droga, ndersa nje numer edhe me i vogel eshte mes atyre qe kane raport te jashtezakonshem me nenen. Prandaj, nga kjo vjen perfundimi yne se dashuria e nenes dhe besimi ndaj femijes jane faktore kryesore ne mbrojtjen e femijeve nga semundjet e varesise", thote dr. Mccardle. Megjithate, ekspertet paralajmerojne se ne mungese te njerit prej ketyre dy faktoreve, nenshtrimi ndaj varesise rriten ne 32 per qind. Me shume se 42 per qind e adoleshenteve qe jetojne vetem me njerin prinder dhe nuk kane raporte te mira me nenen i dorezohen droges dhe alkoolit. Fushata per mbrojtjen e femijeve ne shkollat dhe mediat britanike, paralajmeron te rinjte per pasojat qe mund te kene nga droga dhe alkooli, por, sipas dr. Mccardle, pergjegjesia e prinderve nuk permendet. "Studimi tregoi se kualiteti i jetes familjare, gjendet ne rrenjet e problemit me drogen ne shoqerine perendimore", perfundoi doktori.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›