E Diel, 1 Nëntor 2026

“Fitore! Salihi shënoi fitoren, Berisha e garantoi atë”

23-03-2013 / Gazeta 55

Kryeministri Sali Berisha komentoi fitoren në “Facebook”

Kryeministri Sali Berisha, menjëherë pas ndeshjes së mbrëmshme, ka falënderuar gjithë skuadrën, kapitenin dhe trajnerin e saj, ndërsa edhe ka komentuar fitoren e ekipit tonë përfaqësues, ndaj atij norvegjez, me rezultatin 1 – 0.
Për kryeministrin Berisha, fitorja është e merituara, ndërsa sipas tij, Salihi shënoi fitoren, Berisha e garantoi atë. “Të dashur miq! Në Oslo, lojë dhe fitore e merituar dhe dinjitoze e kombëtares sonë. Salihi shënoi golin e shkëlqyer të fitores së ekipit tonë dhe ogurin e fitores së 23 qershorit. Berisha tigër në portë, garantoi fitoren historike të ekipit tonë më 22 mars, ditën e bardhë të demokracisë.
Urime Salihit, Berishës, të gjithë skuadrës, kapitenit, trajnerit të saj për këtë fitore dinjitoze dhe të merituar që na bëri krenarë dhe zbukuroi kaq shumë ditën tonë të parë të demokracisë. Gëzuar!”, përfundon mesazhi i kryeministrit Slai Berisha, në rrjetin social “Facebook”.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›