E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fitore e madhe për Wolverhamptonin

Nga Express më 06 shkurt 2011 në ora 17:11

Menaxheri i Wolverhamptonit, Mick McCarthy, është mjaft i gëzuar me fitoren e skuadrës së tij ndaj Manchester Unitedit.

“Jemi në këtë pozitë, sepse edhe pse i kemi mposhtur disa ekipe të mëdha, kemi dështuar ndaj atyre të voglave. West Ham, Wigan, Blackpool – të gjitha këto kanë marrë pikë nga ne”, deklaroi McCarthy.

“Ne duhet ta ndjekim rrugën e kësaj dite. Pasi e mposhtëm Manchester Unitedin, duhet ta bëjmë të njëjtën gjë edhe me skuadrat e tjera, në mënyrë që ta konfirmojmë statusin tonë në Premierligë”, vazhdoi trajneri anglez.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›