Tragjedia ne Norvegji kosovarja Lejla Selaci mes viktimave
Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka konfirmuar se Lejla Selaci është në mesin e të zhdukurve, në tragjedinë që ndodhi të premten në Norvegji. Në momentin e shpërthimit të bombës, 17-vjeçarja me prejardhje nga Mitrovica, ishte në një delegacion në Konventën e të Rinjve në ishullin Utoya.
Konfirmimi zyrtar i është bërë ambasadorit të Republikës së Kosovës në Suedi, Lulzim Peci, nga autoritetet norvegjeze, ka bërë të ditur për “Express” Artan Behrami, zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Ndërkohë në kampin e të rinjve në ishullin Utoya ndodhej edhe një i ri tjetër kosovar, i cili ka shpëtuar.
“Egzon Belegu ka marrë plage shumë të lehta”, ka thënë Behrami. Ambasadori Peci thuhet se është në kontakt të vazhdueshëm me dy familjet kosovare, me qëndrim në Norvegji, të prekura nga kjo tragjedi.