E Diel, 1 Nëntor 2026

Gugash Magani jo me me trajner i Flamurtarit peqinasi jep doreheqjen

Një timonier i respektuar nuk do të jetë më në timonin ku jemi mësuar ta shohim. Ajo që ishte paralajmëruar ndodhi dhe Gugash Magani dha dorëheqjen nga posti i trajnerit të Flamurtarit, pas 21 muajsh në një detyrë ku ai dhe lojtarët e tij provuan emocione të mëdha.
“Iki për motive familjare”, ishte deklarata e bërë nga peqinasi menjëherë pasi bëri publik vendimin e tij, ndërsa tifozëve vlonjatë i mbetet ta falenderojnë për punën mjaft të mirë që bëri në krye të kuqezinjve.

Një vend i dytë në kampionat, shoqëruar me akuzat se nuk e lanë të dilte i pari, një tur i kaluar në kupat e Europës dhe një vend i pestë dy sezone më parë nuk janë pak në një skuadër që prej kohësh nuk ndiente shijen e konkurrimit në lartësitë e mëdha, po të përjashtosh fitoren e Kupës më 2009.

Tatëpjeta filloi pikërisht pas fitores 3-1 në Mal të Zi ndaj Buduçnostit, kur u humbën 3 ndeshje radhazi në Ligën e Europës, ajo e kthimit me malazezët dhe dy takimet ndaj Jablonecit çek.

Magani mund të shkojë tek Besa, në Kavajë, një zbritje e habitshme një kategori më poshtë e një trajneri që pretendoi të fitonte kurorën e më të mirit në Shqipëri. Besohet se mund të gjejë suksesin edhe tek verdhezinjtë, në vazhdim të një karriere që pritet të jetë e gjatë dhe që nisi mbarë që në kurset kualifikuese të Federatës Shqiptare të Futbollit, ku sipas njoftimeve të atjeshme Gashi ishte ndër më të mirët.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›