Fitore historike

“Po, është fitore historike, mbi të gjitha nëse konsiderojmë fuqinë e kundërshtarit. E dinim se Juventus ishte i pamposhtur për një kohë të gjatë dhe me meritë kryeson në renditje”, deklaroi Zanetti.
“Ne kemi nisur një rrugë dhe ngadalë jemi duke shkuar në drejtimin e duhur. Erdhëm në Torino për të zhvilluar lojën tonë me krenari, zemër dhe përkushtim. Synojmë të bëhemi skuadër e madhe dhe besoj se po shkojmë në rrugën e duhur. Kemi skuadër të re që dëshiron të luftojë për Scudetto në fund të sezonit”, shtoi argjentinasi. Trajneri Andrea Stramaccioni befasoi shumëkënd me sistemin 3-4-3.
“Ne e përgatitëm këtë sistem dhe e dinim se nëse luajmë me tre sulmues do të kërkohet sakrificë nga mesfusha. Por, jemi të lumtur të bëjmë atë që kërkohet”, përfundoi Zanetti.