Mesfushorët e Realit, shënojnë pas 16 ndeshjesh

Butragueno pranoi se skuadra madrilen duhet të ndajë përgjegjësinë e golave dhe të mos varet vetëm nga sulmi. Deri para duelit me Zaragozën, kur Michael Essien dhe Luka Modric më në fund shënuan emrat e tyre në listën e golashënuesve, golat e Realit erdhën nga Cristiano Ronaldo (11), Gonzalo Higuain (7), Angel Di Maria (2), Karim Benzema (1), Jose Callejon (1) dhe Pepe (1).
Edhe në Evropë, tregim i njejtë. Ronaldo (5) dhe Benzema (2), kurse Marcelo arriti të realizojë nga prapa. Në Copa del Rey, Leite Kaka dhe Jose Rodriguez realizuan nga një gol secili. Por, Essien u bë mesfushori i parë që shënoi këtë stinor kur realizoi në minutën e fundit të kohës së rregullt ndaj Zaragozës.
Ky ishte goli i parë nga një mesfushor i Realit pas 1,439 minutash lojë. Shënimi i tij u përcjell nga ai i përforcimit të ri Modric, në çastet e fundit të kohës shtesë.