NBA Majemi fitore

Kampionia në fuqi e NBA-së, Majemi Hit, u kthye tek fitorja pas humbjes së rëndë pësuar në Nju Jork. Floridasit mposhtëm me shumë vështirësi Denverin, me rezultatin 119-116, një përballje me shumë pikë edhe pse nuk pati nevojë për kohë shtesë.
Kris Bosh udhëhoqi vendasit me 40 pikë duke kapur edhe 7 topa në tabela, ndërsa Rej Alen shënoi 23. Lebron Xhejms nuk ishte në dite tepër të mirë, duke realizuar vetëm 20 pikë, por duke kapur 9 topa në tabela dhe duke dhënë 11 asistë. Ndeshje normale për Duejn Uejdin që shtoi 14 pikë për Majemin.
Në skuadrën mike pati dy lojtarë me nga 22 pikë, Farid dhe Iguodala, ndërsa i pati kapi edhe 12 topa në tabela. Louson shërbeu 6 asistë.
Një ndeshje e fortë u luajt në San Antonio ku Spërsat vendas arritën të fitonin 110-100 ndaj miqve nga Jutahu. Epërsia e San Antonios ishte e madhe deri në pushim, me 19 pikë diferencë, por Xhaz barazoi pas 36 minutash.
Në pjesën e fundit, Spërsat realizuan kosha të rëndësishëm me një numër të madh lojtarësh duke fituar me epërsi të kënaqshme. Toni Parker ishte më i miri i tyre me 24 pikë dhe me 10 asistë. Tim Dankën shënoi 19 pikë dhe kapi 11 topa në tabela. Për Jutahun, Mo Uilliams shënoi 29 pikë si dhe shërbeu 9 asistë, ndërsa Millsap realizoi 17 dhe kapi 10 topa në tabela.
Në ndeshjet e tjera u arritën këto rezultate: Boston fitoi në Uashington 89-86, Indiana mundi Sakramenton 106-98, Bruklin Nets ishin më të fortë se Toronto 107-100, Çikago u mund në shtëpi nga Nju Orlins 82-89, Portland fitoi në Hjuston 95-85, Miluoki mundi Klivlendin 105-102, Dallas shkatërroi Sharlotën 126-99 dhe Klipersat u mundën në Los Anxhelos 110-114 nga Golden Stejt.