E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fitore minimale e Barcës

Barcelona ka shënuar fitore 1-0 në përballjen me Sporting de Gijon në takimin e të dielës mbrëma të zhvilluar në Estadio Municipal El Molinon.

Nuk ishte kjo një fitore e zakonshme e Blaugranëve me shumë gola, megjithatë ata kanë rrëmbyer tre pikët e nevojshme për t`u pozicionuar në krye të tabelës.

Adriano ishte heroi i Barcës, i cili shfrytëzoi një top të kthyer pas goditjes së Xavit për ta shënuar golin e fitores.

Barcelona mban vendin e parë në tabelë me 14 pikë, aq sa ka edhe Levante në vend të dytë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›