E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot shënohet përvjetori i ribashkimit të Gjermanisë

Sot shënohet përvjetori i ribashkimit të Gjermanisë. Me këtë rast do të zhvillohen një sërë aktivitetesh në kryeqytetin Bon. Në fillim do të zhvillohet një meshë ndërsa në sallën e dikurshme plenare të Bundestagut do të mbahet një akt solem për të rikujtuar këtë ditë.

Në të dyja aktivitetet marrin pjesë krerët e shtetit, partive politike dhe shoqërisë civile. Fjalimi festiv në ditën e bashkimit gjerman këtë vit nuk mbahet nga një politikan, por nga kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Andreas Vokuhle. Në Bon festimet për ribashkimin e Gjermanisë kanë nisur që ditën e shtunë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›