Fitore në ndeshjen e parë

Të premten në Luksemburg do të bëhet përcaktimi i çifteve për eliminatoret e Kampionatit evropian 2012. Shqipëria gjendet në Grupin D bashkë me Francën, Bosnje dhe Hercegovinën, Rumaninë, Bjellorusinë dhe Luksemburgun.
Selektori i përfaqësueses së Shqipërisë, Josip Kuze, dëshiron që ekipi i tij ndeshjen e parë ta zhvillojë në shtëpi ndaj Francës ose Bosnje dhe Hercegovinës dhe t’i fitojë tri pikë të plota.
“Duam patjetër që ndeshjen e parë ta luajmë në Shqipëri, ndoshta jo domosdoshmërisht kundër Francës. Mirë do të ishte të luanim edhe kundër Bosnje e Hercegovinës”, ka deklaruar Kuze.
“Objektivi kryesor është që t’i fillojmë sfidat në grup në fushën tonë, por jam paksa i shqetësuar rreth realizimit të këtij synimi, sepse të gjitha skuadrat do ta kërkojnë një gjë të tillë, pra t’i zhvillojnë ndeshjet e para në shtëpitë e tyre”, shtoi ai.
Drejtuesi i stolit ku e zi shpreson që ekipi i tij të shënojë fitore që në ndeshjen e parë të eliminatoreve, gjë të cilën kroati e sheh si shumë të nevojshme të ndodhë për ekipin e tij.
“E rëndësishme për ne është që të fitojmë në ndeshjen e parë, për t’i nisur mirë eliminatoret. Për një skuadër siç është Shqipëria, kjo është shumë e rëndësishme sepse ajo ngre moralin e skuadrës dhe ndikon në vetëbesimin e futbollistëve”, ka theksuar Kuze.