SHBA-të fitojnë tri të arta

Amerikanja Lindsey Vonn fitoi garën e femrave në lëshim para bashkëkombëses së saj Julia Mancuso, ndërsa Rusia bëri punë të ngjashme në vrapim me ski për medaljet e saj të para (ar dhe argjendtë) në ditën e gjashtë të Lojërave Olimpike Dimërore.
Norvegjia po ashtu fitoi medaljen e parë të artë në vrapim me ski në konkurrencën e femrave, pas triumfit të Marit Bjoergen. Vonn fitoi medaljen e saj të parë të artë në Olimpiadë, duke regjistruar kohë prej 1 minutë 44.19 sekonda. 0.56 sekonda para Mancusos dhe 1.46 sekonda para austriakes Elisabeth Goergl, e cila përfundoi e treta.
Medalja e artë dhe e argjendtë për Shtetet e Bashkuar të Amerikës shënuan herën e parë që dy atlete amerikane u gjendën në podium të një gare apline prej kur Debbie Armstrong dhe Christian Cooper përfunduan në dy pozitat e para të sllallomit të femrave dhe vëllezërit Phill dhe Steve Mahre të cilët fituan medaljen e artë e të argjendtë në Lojërat Olimpike në Sarajevë 1984.
Nikita Kriukov mposhti Alenxader Panzhinskiyn, derisa Rusia befasoi duke fituar medaljen e artë dhe të argjendtë për meshkuj në vrapim me ski. Kriukov, 24 vjeç, në metrat e fundit e kaloi Panzhinskiyn, i cili ishte lider për një kohë të gjatë, dhe fitoi medaljen e artë në foto-finish, pasi të dy përfunduan në kohë prej 3 minuta 36.3 sekonda. Panzhinskiy mori të argjendtën, ndërsa tri herë kampioni i botës, Petter Northug fitoi medaljen e bronztë për Norvegjinë.
Mirëpo, Norvegjia ishte e artë kur Bjoergen fitoi garën e vrapimit me ski për femra. Katër herë kampionja e botës doli e para pasi kaloi polaken Justyna Kowalczyk në kthesën e fundit, ndërsa Petra Majdic i rezistoi lëndimit në bri dhe fitoi të bronztën për Slloveninë. Amerikani Shani Davis fitoi medaljen e artë në rrëshqitje të shpejtë me patina në 1000 metra.
Tae Bum Mo nga Koreja e Jugut ishte i dyti dhe mori medaljen e argjendtë, ndërsa amerikani tjetër Chad Hedrick u ngjit në podium i treti. Kinezja Wang Meng fitoi garën në rrëshqitje të shpejtë me patina në 500 metra, duke triumfuar para Marianne St-Gelais nga Kanadaja dhe italianes Arianna Fontana.
Vëllezërit austriakë, Wolfgang dhe Andreas Linger, e përsëritën suksesin e Lojërave Olimpike Dimërore 2006 në Torino, duke triumfuar në garën në rrëshqitje me sajë në dyshe, ndërsa medalja e argjendtë u takoi letonezëve, Andris dhe Juris Sics. E bronzta u fitua nga gjermanët, Patric Leitner dhe Alexander Resch. Amerikani Shaun White fitoi në garën në snowboard në disiplinën halfpajp. I dyti ishte finlandezi Peetu Piironen, ndërsa medalja e bronztë i takoi amerikanit tjetër, Scotty Lago.
Tabela e medaljeve:
SHBA 5 3 6 14
Gjermania 3 4 3 10
Franca 2 1 4 7
Kanadaja 2 3 1 6
Koreja 3 2 0 5
Austria 1 2 2 5
Norvegjia 1 2 2 5
Zvicra 3 0 1 4
Kina 2 1 1 4
Italia 0 1 3 4