Fitore!
Fitore! Mund të bërtasë fitore, si Sali Berisha, ashtu edhe nikoqiri i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, Arben Imami. Sa themi, nuk është për të qeshur, pasi si pjesë e NATO-s, edhe ne kemi qenë në koalicionin anti-Gadaf. Luftuam të gjithë për ta shporrur. Kush nuk e mban mend deklaratën bombastike të ministrit të Jashtëm, Edmond Haxhinastos, në një takim të NATO-s, se vendi ynë i afronte aleancës aeroportet dhe portet! Avionët supermodernë të aleancës, do niseshin nga aeroporti me gropa i Kuçovës, ndërsa aeroplanmbajtëset, do dislokoheshin për t'u furnizuar në portin e Durrësit, ku ngecin edhe tragetet e ndryshkura që transportojnë emigrantë. Sa për trupa tokësore, nuk mundeshim, pasi të vetmen kompani operative, ruan depo municionesh në humbëtirat e Afganistanit, në përputhje me kapacitetet e tyre luftuese dhe në mërzi e sipër, meqë as talebanët nuk i begenisin, ja heqin sho-shoqit, siç ndodhi ditët e fundit. Repartin e Bunavisë, nuk e luajtëm nga kazerma, pasi ishin ende me shapka në prag dimri, dhe pa marrë veten nga zgjebja e fundit që hoqën në verën që sapo shkoi. Por aleancën, në mos e ndihmuam materialisht, i dhamë zemër që nga Tirana: Kush nuk i mban mend sokëllitjet anti-Gadaf të Salës, nga mbledhja e qeverisë, apo konferencat e shtypit.
Për sytë e njerëzve seriozë, ngazëllimi i sotëm i qeveritarëve të Tiranës, ngjan kaq false dhe i shtirë, saqë vështirë ta besojë njeri. Jo vetëm se shefi i qeverisë shqiptare, është i mbërthyer në mënyrë patologjike pas karriges, siç libiani i sapo vrarë ishte; jo vetëm për shkak të ngjashmërisë absolute në korruptimin e shtetit, dhe trajtimin e tij si një feud; dhe as nga trajtimi i pasurisë kombëtare si plaçkë për t'u vjedhur vetëm nga ky brez njerëzor dhe vetëm në tetë vjet. Por është i shtirë, pasi një njeri, të cilit i janë lëpirë deri para se ta merrte ferra uratën, se mos iu jepte kuota nafte, tani i bien me shkelm e bëjnë sikur nuk e njohin.
Deri një vit përpara, Shqipëria, përpiqej të forconte marrëdhëniet me Libinë, nëpërmjet kontaktesh, të cilat kishin kurorëzuan me vizitën e Lul Bashës. Tanët, pretendonin të merrnin ndonjë thelë që lëshonte Gadafi për qëllime perfide, të cilat në Shqipëri kanalizohen gjithmonë tek firma të biznesmenëve që ndajnë fitimin me politikanët. Kushti i vënë nga Gadafi, ishte sa tallës, aq edhe kompromentues dhe një mënyrë për mos t'ju dhënë gjë parvenyve të Tiranës. Këta u tërhoqën me bisht në shalë, por fytyra e vendit, ishte përlyer keq, në mos në publik, në shkresat sekrete të kancelarive perëndimore. Në ato kohë, shkrova një artikull, ku vija në dukje se, vendi ynë, nuk kishte pse mpleksej me këtë diktator operetash, por për çudi, ministria e Jashtme shqiptare, si për të qarë dhe qeshur, në seancat gjyqësore të muajit korrik, kohë kur ne ishim zyrtarisht në luftë me Libinë, e kishte sjellë si argument shkrimin tim, se kisha prishur marrëdhëniet me Libinë. Administratë më inteligjente, nuk ke ku gjen; qeverisje më dyfytyrëshe, vështirë se bëhet.
Por duke u kthyer në ditët e sotme, dhe lënë mënjanë shtetin karikaturial të Berishës, lufta në Libi ishte një shenjë se diktatorët apo surrogatot e tyre, nuk do ta kenë jetën e lehtë. Me luftën e Irakut, SHBA-ja, filloi çarjen në mes të vazhdimësisë territoriale të obskurantizmit dhe prapambetjes, së muslimanëve që shtrihen nga brigjet e Atlantikut, e deri brenda Kinës dhe faktimin ndaj këtyre popujve se diktatorët nuk janë të pathyeshëm dhe demokracia, jo një monopol perëndimor. Lufta e Irakut, përveç një betejë strategjike për lëndë të para, ishte edhe betejë për demokraci. Pa Sadamin, bota arabe është më e mirë dhe kjo thënie e Bushit junior, u vërtetua. Pa Gadafin, Ben Ali, Mubarak, Afrika Veriore, ka më shumë shanse prosperiteti ekonomik dhe lirish njerëzore.
Padyshim, që në largimin e Gadafit, përveç antipative të fuqive perëndimore dhe urrejtjes së libianëve, ka dorë edhe interesi ekonomik. Në këtë kohë krize, daljesh fuqish të reja ekonomike, dhe rritje popullsie botërore, lufta e vendburimeve të lëndëve të para dhe energjisë, do bëhet më e ashpër se kurrë dhe në këtë konjukturë, SHBA-ja, do të jetë klient i parë i burimeve të pasura të Lindjes së Mesme. Evropianëve, qoftë për shkak të mosndjekjes së objektivave të përbashkëta për arsye të interesave individuale, mungesës së kohezionit dhe të kapaciteteve të dobëta ushtarake, ju ka lënë të bëjnë lesh, duke qethur macet si puna e Libisë. Këtu filluan të shtyjnë gozhda-gozhdën dhe francezë, italianë dhe fuqi të tjera lokale, janë mpleksur në Libi, duke u përpjekur të ndajnë plaçkën e luftës. Deri tani, duket se francezët kanë rritur kuotën e prezencës në naftën libiane, ndërsa italianët, kanë ruajtur ato të para luftës.
Aspekti ushtarak i fushatës, tregoi se megjithëse me një ushtri që i ngjante bandave, se sa një force të armatosur moderne, pa prezencën amerikane, Gadafi vuri në vështirësi aleancën. U desh ndërhyrja gati në lutje e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, që SHBA-ja, të vinte në dispozicion bombarduesit e saj, të pajisur me aparatura për beteja natën dhe avionët e telekomanduar "Predator", që lufta të fillonte të anonte nga rebelët. Përndryshe dhe sot e kësaj dite, do dëgjonim në "Al Jazera" mesazhet e Gadafit. Kjo ishte një luftë, që ritregoi, se asnjë vend nuk ka kapacitetet luftarake, njerëzore dhe të inteligjencës, qoftë edhe të bashkuar, të ketë fitore pa praninë e SHBA-së. Është edhe një borxh, që ka në të ardhmen Franca, ku në luftën e Irakut, Amerika u la në baltë nga aleati i saj gal.
E ardhmja e vendeve të Magrebit, ka pikëpyetje të mëdha. Tejzgjatja e luftës, ka sjellë praninë e elementëve islamikë në radhët e rebelëve. Domethënëse ishte fotoja që tregonte një shkrim me spray, mbi kokën e dy rebelëve, me prerje mjekre islame "Sot në Libi, nesër në Wall Street". Sa do jenë fundamentalistët islamikë të fortë në qeverisjen e re libiane dhe më gjerë atë egjiptiane dhe tuniziane? A janë të vetëdijshëm se pa armët perëndimore, do ishin vetëm një përshesh për mëngjes i Gadafit? Ju është mbushur mendja se Bashkimi Sovjetik, ra se i kishte ardhur ora, dhe jo nga kallashnikovët e ndryshkur të talebanëve me sandale të Afganistanit, ndërsa Perëndimi është tjetër prerje, akoma i ri dhe me nerv që të mbrojë interesat e tij? Do tentojnë ngritjen e një demokracie, ku të jetë prezent edhe elementi fetar islam, por pa e kthyer vendin në trampolinë të Xhihadit? Kjo mbetet për t'u parë.
Me mbylljen e betejës së Libisë, shumë veta presin se ku do vazhdojë vala e revoltave, apo e ndërhyrjes perëndimore në favor të demokratizimit. Do jetë Siria? Kush e ka radhën?