E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fitorja e parë për Manchester United

Pas dy barazimeve të njëpasnjëshme në kuadër të Grupit C, Manchester Unitedi më në fund ka arritur të shënojë fitore.

Djajtë e Kuq e kanë mposhtur ekipin rumun Otelul Galati me rezultat 2-0 në Arena Nationala në Bukuresht.

Ishte sulmuesi anglez Wayne Rooney lojtari që ia solli fitoren ekipit anglez, pasi dy golat e tij të shënuar nga penaltia (minutat 64dhe 90) ia sollën tre pikët e para të plota Unitedit.

Ndërkohë, me rezultat identik prej 2-0, edhe Benfica ka fituar si mysafir i Baselit.

Benfica kryeson Grupin C me 7 pikë, dy më shumë se United në pozitën e dytë me pesë pikë, kurse Basel është në vendin e tretë me 4 pikë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›