Fitorja e ND në Greqi, ndërkombëtarët: Të vazhdojnë reformat
* Eurogrup: Ne do të ndihmojmë në programin e rregullimit
Eurogrup lë të hapur një dritare për ndryshime në Memorandumin e masave të mbetura, për Greqinë. Kështu thuhet në njoftimin e Këshillit të ministrave të financave të eurozonës. “Eurogrup rikonfirmon përkushtimin për të ndihmuar në Greqi me përshtatjen e programit të reformave, me qëllim adresimin e sfidave të shumta të ekonomisë greke”, thuhet në deklaratë. "Ne i pranojmë përpjekjet e rëndësishme të bëra nga qytetarët grekë", tha Eurogrup.
* SHBA: Duam Greqinë në euro, do ta ndihmojmë
Edhe presidenti amerikan Barak Obama u zotua për mbështetje në Greqi. "Përgëzojmë popullin grek për zgjedhjet në këtë kohë të vështirë", thuhet në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë. Washingtoni shpreh shpresën se rezultati i zgjedhjeve do të çojë sa më shpejt të jetë e mundur në formimin e një qeverie, e cila do të zbatojë programin e rregullimit fiskal dhe ndryshimet strukturore të nevojshme për ekonominë greke dhe përsërit qëndrimin se SHBA është për të mbajtur Greqinë në euro.
* FMN: Jemi gati të bashkëpunojmë me qeverinë e re greke
FMN deklaroi se është i gatshëm të bashkëpunojë me qeverinë e re greke që do të krijohet, për të arritur stabilitet ekonomik, zhvillim dhe rritje të punësimit në Greqi.
* Trojka në Athinë, pas krijimit të qeverisë
Trojka pret të kthehet në Athinë sapo të formohet qeveria e re, për të diskutuar ndryshimet e para të programit të dytë të ndihmës, si një kusht për dozën tjetër të ndihmës. Marrëveshja me Trojkën është një parakusht për Greqinë, që ajo të marrë këstin e ardhshëm të programit të dytë të ndihmës, prej 130 miliardë eurosh.
* Schäuble: Vota greke, vendim për vazhdim të reformave të thella
"Demokracia e re do të ketë shumicën e vendeve në parlamentin e ri. Qeveria gjermane e shikon këtë si vendim të votuesve greke për të vazhduar zbatimin e reformat e thella ekonomike dhe financiare në vend", deklaroi ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schäuble menjëherë pas rezultateve të para zyrtare për zgjedhjet në Greqi. Schäuble theksoi se rruga e Greqisë do të jetë as e shpejtë as e lehtë, por është e nevojshme për ta ndjekur këtë rrugë e cila do t’i japë perspektivë të popullit grek për një të ardhme më të mirë.
* Merkel uron Samaras, Hollande uron Venizelos
Kancelarja gjerrmane Angela Merkel komunikoi në telefon mbrëmë pas mesnate, me kreun e Demokracisë së Re, Antonis Samaras, ndërsa presidenti francez Francois Hollande dhe atë të PASOK, Evangelos Venizelos. Merkel dhe Hollande përgëzuan dy politikanët grekë për rezultatet e zgjedhjeve, pavarësisht presioneve që ekzistonin në vend kohët e fundit.