Fitorja historike e Tottenhamit

Andre Villas-Boas i dëgjoi vërshëllimat duke u shndërruar në festë derisa Tottenhami fitoi kundër Manchester Unitedit në Old Trafford, për herë të parë pas 23 vitesh.
Golat nga Jan Vertonghen, Gareth Bale dhe Clint Dempsey i rezistuan tentimit nga nikoqiri për të përmbysur rezultatin.
“Kur keni një skuadër me dëshirë aq të madhe për të arritur një rezultat historik, ju mund të llogarisni të arrini gjëra të rëndësishme. Ne shkruam historinë e ekipit tonë dhe nga kjo vjen gëzimi i madh”, deklaroi menaxheri Villas-Boas i cili ishte nën presion në fillim të sezonit pas një serie të rezultateve negative.