Cole kërkon kontratë afatgjate

Ashley Cole kërkon nga Chelsea ti ofrojë kontratë të re afatgjate sepse dëshiron të mbetet në Stamford Bridge për pjesën e mbetur të karrierës së tij, ka njoftuar ESPN të dielën.
Cole, 31 vjeç shpreson që Chelsea të shkel rregullën e kontratave njëvjeçare për futbollistët mbi 30 vjeç. Por, ish futbollisti i Arsenalit ka njoftuar drejtuesit e klubit për gatishmërinë e tij të mbetet në klub, por me kusht që i ofrohet një marrëveshje e re afatgjate pasi ajo aktualja do ti skadojë në fund të këtij sezonit.
Cole spekulohet se kërkohet nga Paris Saint-Germain.