Ishte karton i kuq

Cesc Fabregas ka mohuar sugjerimet se reagimi i tij zgjoi përjashtimin e mesfushorit Gary Medel në fitoren e Barcelonës ndaj Sevillës 3-2 të shtunën mbrëma.
Gjiganti katalan ishte në disavantazh 2-1 kur Medel u përjashtua me karton të kuq në minutën e 72-të pas një përplasjeje me Fabregasin. Barcelona barazoi rezultatin e më pas fitoi me golin e David Villës në minutën e tretë të kohës shtesë.
“Kishte kontakt sepse ai deshi të më qëllonte në fytyrë dhe në botën e futbollit dënohet qëllimi”, deklaroi Fabregas duke u mbrojtur nga akuzat se simuloi për të përjashtuar kundërshtarin.