Fitorja jo e plote pa zgjedhje te parakohshme

Nese nuk behen zgjedhje te parakohshme e quaj fitoren jo te plote sepse nuk eshte problemi qe te merret pushteti sa me shpejt por sepse sa me shume qe rri Berisha aq me shume e paralizon pushtetin. Sabit Brokaj politikani dhe kardiologu i mirenjohur ne nje interviste per gazeten Shekulli e nxiti opoziten shqiptare qe ta nxjerre vendin nga kolapsi ku eshte zhytur pas zgjedhjeve te 28 qershorit 2009. Duke komentuar fitoren e dukshme te PS-se ne shume prej bashkive dhe komunave te Shqiperise Brokaj i beri thirrje opozites qe te coje deri ne fund misionin politik per ta shpetuar vendin nga Berisha.
Z. Brokaj si u ndjete diten e votimit
Mese i sigurt per fitoren. Te qendra ku votoj une p.sh. ketu ne njesine numer 5 ka edhe nje klime te mire. Atje nuk e dallon klimen PD-PS. Nuk dallon armiqesite partiake fytyrat jane te paqta.
fare do te thote kjo vote per PS-ne
Per mua kjo vote per PS-ne eshte riafirmimi i fitores se vitit 2009 dhe nxitje e fuqishme per zgjedhje te parakohshme. Nese nuk behen zgjedhje te parakohshme e quaj fitoren jo te plote. Sepse nuk eshte problemi qe te merret pushteti sa me shpejt por sepse sa me shume qe rri Berisha aq me shume e paralizon pushtetin. Edhe 90 per qind ta fitoje PS-ja pushtetin vendor Saliu do te shfrytezoje te gjitha menyrat qe ta paralizoje sepse ai nuk pyet.
A do ta kuptoje Berisha se kjo ishte nje vote politike
Kete duhet tia tregoje PS-ja. Une e kuptova mbremjen e te dieles ne fytyren e Berishes se ajo ishte nje vote politike ishte fytyra e nje humbesi sepse kishte humbur edhe mimiken dhe gjestikulacionin ekspresiv. Ishte fytyra e nje humbesi qe ndjente jo humbjen e nje pushteti vendor por shume me teper. Varet shume tani se si do te operoje PS-ja politikisht.
Si ju duk fushata e PD-se ne Tirane
Basha ai u mundua qe te beje nje fushate ndryshe por ajo qe ishte me ndryshe ishte se faktori Berishe ne aspektin e pranise ishte shume me pak se me pare. Sic duket Berishe plus Bashe i binte te ishte shume me keq se Basha vetem. Nga ana tjeter besoj se Berisha e kuptonte edhe vete se humbja qe do te pasonte duke qene Berisha protagonist i fushates ne Tirane dhe prandaj Berisha qendroi larg Tiranes. Gjykoj se Basha mund te kishte humbur edhe me thelle. Sepse Basha nuk ishte kundershtar flas per qytetarine e kryeqytetit.
Nje njeri qe firmosi nje tradheti me paktin detar me Greqine nje njeri qe bulevardin e Tiranes e beri me gjak nje njeri qe shenjterine e rruges se Kombit ai e kontaminoi me vjedhje dhe kjo eshte njelloj si te vjedhesh ne xhami ose ne kishe. Ne kete pikepamje mendoj se tiranasit i kane dhene shume. Une sic i ndodh njeriut te flase me veten kur mendoja per Tiranen per fitoren thoja Une qytetari Sabit si mund te hedh voten per te ose Si Berisha vuri kete kandidat o te na fyeje ose te na sfidoje per te treguar se sa poshte qendrojme sepse absolutisht nuk duhet te ishte vene ai kandidat.
Si do ta komentonit rezultatin e LSI-se
E prisja. Per mua LSI-ja eshte shkaterruar qe ne vitin 2009 madje dhe pak perpara por ne 2009 ajo e perfundoi nje qellim shume te madh qe kishte si pjesa me e paster e te majtes qe doli ne opozite kur e majta ishte ne pushtet dhe doli per te ruajtur veten te paster. 2009-a tregoi se synimet e atyre qe moren drejtimin e saj ishin qendrime diversante ne kuptimin politik sepse po i sherbente Berishes dhe mbaruan misionin si puna e Cufe Mullait ne oborrin e Zogut dhe vajti te Berisha.
shte e pamundur qe nje parti e cila me ato synime dhe ate kontigjent te fillimit te kaloje ne oborrin e Berishes kur reagimi i saj me pare kishte qene se kush mban Berishen edhe dy ore me shume ben krim dhe per kete akuzonin Ramen. E kam thene edhe me pare tani LSI-ja eshte vetem nje repart i PD-se dhe tashme ajo nuk i sherben PD-se as si repart sepse si repart ajo nuk ka as fuqi zjarri as potencial luftarak dhe nuk i sherben me.
Drejtuesit e saj kishin shprehur sigurine e votave te shumta duke patur parasysh numrin e larte te te punesuarve prej tyre dhe njerezve te lidhur me ta.
E para nuk fitohet me punesime partiake. Me punesim te popullit edhe fitohet. Punesimi partiak te jep disa vota por te heq shumefishin e votave te atyre qe ke hequr nga puna ti. Dhe ketu humbi LSI-ja. Mendoj se duke punesuar p.sh. 20 per qind dhe duke nxjerre 20 per qind pa pune ata te PD-se keta te fundit u kthyen kunder saj dhe ne zonat ku ajo konkuronte duhet te merrte votat e PD-se.
Po kujt ia merrte atyre qe nxorri nga puna Dhe ata ishin shumefish realisht dhe ishin edhe te PD-se edhe te papune ndersa ne LSI u futen njerez te interesave por jo te idealeve qe rrembejne ambient dhe fryme politike. Ndryshon shume kontigjenti ne kete rast.
fare duhet te beje opozita tani
Per mua opozita duhet te punoje ne dy linja. E para me kembe ne toke per te vajtur ne zgjedhje te parakohshme. Ajo duhet te filloje menjehere punen per Kodin Zgjedhor dhe koha me e larget do te ishte vjeshta. Nuk duhet zvarritur pas Berishes. Kjo eshte. Linja e dyte eshte ajo e faktorit nderkombetar ata qe e paralizuan veprimin politik te PS-se per transparencen e zgjedhjeve te 28 qershorit 2009 dhe qe e paralizuan poshtersisht. Te blere apo me keq akoma. Tashme ata duhet te pranojne se e lane Shiperine dy vite ne krize prandaj duhet tu hapin porten zgjidhjeve te tjera.
Megjithate duket se ka nje merite faktori nderkombetar sepse presioni i madh duket se ia ndali doren Berishes.
Nuk mendoj se ka qene presioni nderkombetar. Ka qene vigjilenca dhe forca qe tregoi PS-ja. Une nuk e besoj se faktori nderkombetar qetesoi Berishen. Ai nuk e pyet faktorin nderkombetar. Berisha e di se leviz ne buzen e briskut. Prandaj e mbertheu gjuhen midis dhembeve. Sepse Berisha eshte me keq se cka qene me perpara.
Fitorja ne Himare me me vlere per Shqiperine
Sabit Brokaj eshte i lumtur. Merr qindra telefonata. Jo aq per fitoren ne Tirane e ne shume zona te Shqiperise sesa per triumfin e Gjergj Goros ne Himare. shte lumturi e madhe-thote politikani dhe kardiologu i mirenjohur. Nuk e mohon investimin personal ne Vlore. I ka takuar te gjitha palet edhe ata te PD-se edhe ata te PS-se qe te behej nje votim i ndershem dhe mbi te gjitha per Shqiperine. U detyrova tu them se per Himaren keto votime nuk ishin per zgjedhjet vendore por ishin votime Shqiperi-Greqi dhe do te ishte tradheti kombetare sikur ata te benin serish pazare per te lene nje renegat si Bollano serish ne Himare-thote prof.Brokaj.
Duke shfrytezuar lidhjet e hershme familjare miqesore dhe politike ai kishte bere presion edhe ndaj perfaqesuesve te PS-se qe ishin gati te dorezoheshin para presioneve te PBDNJ-se per te bere ndonje pazar ne kurriz te kandidatit te PS-se. U gezova shume qe numerimi i votave u be ne Vlore sepse sinqerisht kisha frike-thote Brokaj i cili e komenton fitoren ne Himare te kandidatit te PS-se si fitoren me te madhe dhe me me vlere per Shqiperine.