E Diel, 1 Nëntor 2026

Muamba shikoi fitoren e Boltonit

Menaxheri i Boltonit, Oëen Coyle ka bërë të ditur se Fabrice Muamba shikoi bashkëlojtarët e tij në fushë kundër Blackburnit në Match of the Day të dielën në mëngjes, por e zuri gjumi kur rezultati ishte 2-0.

“Fabrice është në gjendje të njeh njerëzit dhe të përgjigjet në pyetje. Ai po ashtu shikoi xhirimet e ndeshjes kundër Blackburnit edhe pse e zuri gjumi te rezultati 2-0”, deklaroi Coyle.

Muamba mbetet nën kujdes intensiv pas sulmit në zemër që pësoi javën e kaluar në duelin me Tottenhamin në FA Cup.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›