E Diel, 1 Nëntor 2026

Fitorja ndaj Bjellorusisë, Qeveria shpërblen lojtarët e ekipit kombëtar me nga 10 mijë euro

01-04-2011 / Gazeta 55

Qeveria vendos të shpërblejë financiarisht ekipin kombëtar të futbollit, pas fitores që ai arriti në ndeshjen e fundit me ekipin e Bjellorusisë, për turin eliminator për kampionatin europian të futbollit. Kështu, lojtarët e ekipit kombëtar shpërblehen me 10 mijë euro, ndërsa golashënuesi dhe trajneri i tij me 15 mijë euro. Vendimi u bë dje i ditur nga Kryeministri Berisha, i cili e vlerësoi përballjen e fundit të ekipit kombëtar të futbollit ndër lojërat më të bukura të zhvilluara dhe shpërblimin të merituar.
Kryeministri tha gjithashtu se ky shpërblim jepet edhe në respekt të qindra të rinjve, të cilët e ndjekin dhe janë shndërruar në mbështetjen morale të ekipit tonë kombëtar. 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›