Kuvend, Bode: Pretekstet e PS, si litari i Nastradinit
Ministri i Financave, Ritvan Bode gjatë se seancës së djeshme parlamentare i bëri apel opozitës që të votojë marrëveshjet e qeverisë që synojnë përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe jo të kapet pas pretekstesh. “Ju kërkoj që në vend të preteksteve, në vend të litarit të Nastradinit, të votoni projektet që janë në dobi të qytetarët”, u shpeh ministri i financave Ridvan Bode. Gjithashtu Bode ka mbështetur marrëveshjen me qeverinë Gjermane të paraqitur në Kuvend për financimin e disa ujësjellësve dhe veprave publike.
Më tej Bode nënvizoi se kjo marrëveshje ka të bëjë me një kredi rreth 20 milionë euro, e cila synon sistemimin e mjaft ujësjellësve. Më tej ministri i Financave Bode iu referua gjendjes së shërbimeve të ujësjellësit duke theksuar se pushteti vendor ka refuzuar që ta marrë përsipër këtë shërbim. Më tej Bode theksoi se në Tiranë kreu i Bashkisë është Sait Dollapi dhe jo Edi Rama për furnizimin me ujë të banorë. “Kryetari i Bashkisë së Tiranës është Sait Dollapi që zgjidhi problemin e ujit, kurse kryetari i Bashkisë u fsheh. Edhe në Durrës qeveria i ka kaluar ujësjellësin bashkisë së Durrësit, por ajo nuk e pranon se nuk e menaxhon dot. Po kështu edhe në Elbasan”, nënvizoi Bode.
Gjatë fjalës së tij Bode shtoi gjithashtu se menaxhimi është përgjegjësi e pushtetit vendor dhe për këtë arsye qeveria ka vendosur që furnizimi me ujë të jetë prioritet për qeveritë lokale. Ndër të tjera ai u shpreh se mos kalimi i ujësjellësve në pushtin vendor ka bllokuar dhe fondet e projekteve ndërkombëtare. “Në bashkinë e Tiranës miliona dollarë për t’u investuar për ujësjellësin. Por duke qenë se në atë kohë Rama tha se do të merrej ai me menaxhimin e ujësjellësit, këto fonde kanë mbetur të ngrira”, u shpreh ministri i Financave Bode.