Viti 2010, rritja ekonomike arriti nivelin 5.4 për qind

01-04-2011 / Gazeta 55
INSTAT publikon të dhënat që konfirmojnë qëndresën e ekonomisë, edhe në kulmin e krizës botërore
Viti 2010 u mbyll me një rritje ekonomike prej 5.4 për qind. Instituti i Statistikave publikon të dhëna mbi rritjen ekonomike të një viti më parë, e cila është rritur me 3.9 për qind në krahasim me një vit më parë. Kontributin më të madh në këtë rritje e ka dhënë industria, me 24.4 për qind në krahasim me një vit më parë. Edhe sektorët e tjerë të ekonomisë, kanë njohur rritje gjatë vitit 2010. Sipas të dhënave të INSTAT, gjatë vitit të shkuar, vetëm dega e post-komunikacionit pati një rënie me 5 për qind, krahasuar me një vit më parë.