Fitou rithekson mbështetjen e Francës për integrimet e Kosovës

Në këtë rast, siç njofton Zyra për informim e Qeverisë, Tahiri ka folur për përkushtimin e Qeverisë së Kosovës në funksion të integrimeve euroatlantike, dhe përmirësimit të jetës se qytetarëve.
Nga ana tjetër ambasadori francez në Kosovë, Jean-François Fitou tha se Franca mbështet zhvillimin e shtetit të Kosovës në rrugën e saj drejt integrimeve të plota në struktura euroatlantike.
Fitou e ka çmuar angazhimi për dialogun teknik dhe sugjeroj që të dyja palët duhet vazhduar dialogun.
Zv.kryeministrja Edita Tahiri tha se marrëveshjet duhet zbatuar plotësisht nga ana e Serbisë që nënkupton heqjen e barrikadave dhe ndërhyrjeve të Serbisë në veri të vendit tonë.
Gjithashtu në takim u tha se perspektiva evropiane e Ballkanit perëndimorë është në interes të paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm në rajon.
Të dy palët u pajtuan për forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Francës, dhe u zotuan të vazhdojnë të jenë të përkushtuara për të bashkëpunuar edhe në të ardhmen.