E Shtunë, 31 Tetor 2026

S’ka probleme me Wengerin

Sulmuesi i Arsenalit, Robin van Persie siguron se nuk ka kurrfarë problemi me menaxherin Arsene Wenger.

Mediet angleze shkruanin se marrëdhëniet në mes tyre ishin prishur pas reagimeve që bëri holandezi pas zëvendësimit të Alex Oxlade-Chamberlain me Andrey Arshavin.

“Unë nuk e kam kontestuar vendimin e trajnerit të dielën. Unë vetëm u ndjeva keq kur e pashë Alexin duke e lënë fushën, pasi që ai në ato momente e dhuroi asistimin e golit tonë të vetëm. Nuk kërkoja arsye për këtë, nuk më takon mua të përzihem në punët e trajnerit. Ne kemi marrëdhënie të shkëlqyeshme”, deklaroi 28 vjeçari.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›