Nuk binden krerët e strukturave paralele

Pasi kanë zhvilluar një debat të ‘nxehtë’ lidhur me referendumin, krerët e strukturave paralele nuk i janë bindur as Beogradit.
“Jam i sigurt se do të ishte shumë me rëndësi që serbët e veriut të mos hynë në konflikt me Qeverinë e tyre, të vetmen të cilën e pranojnë, sepse në këtë mënyrë krijojnë një situatë tejet të komplikuar”, ka thënë Ivanoviq pas takimit, duke shtuar se pasojat e referendumit do të shkaktojnë ndarje të theksuar mes serbëve të veriut dhe Qeverisë në Beograd.
Referendumi në fjalë është paralajmëruar të mbahet në Mitrovicë, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, më 14 dhe 15 shkurt. Me këtë referendum, siç është thënë, synohet të qartësohet vullneti i serbëve për lejimin apo moslejimin e shtrirjes së autoritetit shtetëror të Kosovës në veri të vendit.
Qeveria e Serbisë vetëm se fundmi është angazhuar për të anuluar këtë referendum nga frika se mbajtja e tij mund të shkaktojë edhe një shtyrje të vendimit pozitiv rreth statusit të Serbisë si kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. /Kosovapress/