E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fitu organizoi pritje për nder të Ditës Kombëtare të Francës

Me rastin e Festës Kombëtare të Francës, Ambasada franceze të martën në mbrëmje ka organizuar një ceremoni solemne për zyrtarë të lartë vendorë dhe ndërkombëtarë. Në mesin e mysafirëve të pranishëm kanë qenë presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, dhe kryeministri Hashim Thaqi.

Nikoqiri i kësaj pritjeje, ambasadori francez në Kosovë, Jean-François Fitou, ka falënderuar mysafirët për praninë e tyre. Në këtë rast, ambasada franceze ka ndarë disa certifikata për disa persona të cilët kanë mbajtur një trajnim me temat kundër korrupsionit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›