Fituesi i medaljes së artë dhe jeta e tij me HIV
SHBA - Përparimet shkencore kanë bërë të mundur zgjatjen e jetës të shumë njerëzve, që jetojnë me HIV, virusi që shkakton SIDA-n. Greg Louganis, zhytës olimpik dhe fitues i medaljes së artë, u diagnostikua me HIV në vitin 1988. Ai tregon se si jeton me këtë virus.
“Unë jam Greg Louganis dhe mendoj se jam më shumë i njohur si zhytës. Kam fituar një medalje të argjendtë në vitin 1976, në moshën 16-vjeçare, dy të arta në vitin 1984 dhe përsëri dy të arta në vitin 1988”.
“Unë jam Greg Louganis, jam homoseksual dhe jam i prekur nga virusi HIV: Është bërë shumë përparim. Unë marr ilaçe në mëngjes dhe në mbrëmje, ndërsa më pare disa nga ilaçet duhet t’i merrnim në mëngjes pa ngrënë, pastaj duhet të merrnim disa ilaçe me ushqim dhe më pas një tjetër ilaç pas dy orësh. Ishte shumë e vështirë që ta ndiqje këtë regjim”.
“Stërvitja është shumë e rëndësishme për mua. Po aq e rëndësishme sa edhe ilaçet që marr në mëngjes dhe në mbrëmje. Eshtë pjesë e mirëqenies time, e kujdesit për shëndetin. Rutina ime e përditshme është: ngrihem në orën 4:30 të mëngjesit, ushqej qentë, shkoj në kompjuter dhe dërgoj emaile, para se të shkoj në palestër”- shprehet Greg.
“Eshtë e vështirë, sepse unë shkoj në universitete dhe u flas të rinjve për ndërgjegjësimin për HIV-in dhe SIDA-n. Eshtë vështirë ta shpjegosh se ata na shohin mua dhe Magic Johnson, ne dukemi të shëndetshëm por gjithsesi, ne jetojmë me virusin HIV. Kjo është një pjesë e imja”- përfundon kampioni.
(er.nu/voa/BalkanWeb)