E Diel, 1 Nëntor 2026

Akuzat ndaj Ye Shiuen, tani Pekini sulmon Majkëll Felps

LONDER- Pas akuzave të Federatës Amerikane të Notit se 16-vjeçarja kinqeze Ye Shiuen është e dopuar, dje ka ardhur edhe reagimi i autoriteteve të sportit kinez. Ata kanë drejtuar gishtin nga Majkëll Felps, fituesi i 17 medaljeve olimpike. 

Ish-mjeku i ekipit olimpik të Kinës dhe shefi i Agjencisë Kineze të Anti-Dopingut, Chen Zhanghao, i ka quajtur të dyshimta rekordet e Felps. “Dyshoj tek ai, por pa prova. Amerikanët kanë bërë shumë paraqitje të jashtëzakonshme, por pa prova kemi qëndruar në heshtje”, tha ai. Edhe Jiang Zhixue, i Administratës Sportive Kineze ka mbrojtur Ye Shiuen, e cila garoi më shpejt se Lohte e Felps. “Ne nuk dyshuam për doping te Felps kur ai mori 8 medalje të arta në Pekin”, deklaroi Xhixue.
(m.a/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›