E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet 2013, Biberaj: FRD do jetë forca e parë

TIRANE- Fryma e Re Demokra tike shpreson një re zultat ambicioz në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ndërkohë që brenda javës ish-presidenti Bamir Topi do të takohet me nismëtarët e FRD për vendimmarrjen e tij në këtë forcë politike. Gjithsesi, zyrtarizon qëndrimin e saj sa i përket ofertës së Partisë Socialiste për koalicion parazgjedhor. Aleksandër Biberaj, i cili është pjesë e grupit nismëtar të kësaj force politike hedh poshtë çdo mundësi për një koalicion të mundshëm me PS, por edhe me Partinë Demokratike. Z. Biberaj shprehet se aleanca e vetme për zgjedhjet e ardhshme do të jetë me qytetarët shqiptarë. "Nuk bëjmë koalicion as me kupolën e kalbur të PD-së dhe as me PS-në dhe as me Lëvizjes Socialiste për Integrim. Natyrisht është shpejt për të folur për koalicionet pasi ende nuk kemi zgjedhur forumet. Sapo të zgjidhen forumet, do të diskutohet për koalicionet. Koalicioni në çdo rast do të bazohet në vlera, në principe dhe gjithmonë në interes të qytetarëve", - deklaroi z. Biberaj. Sa i përket strukturave të FRD, Biberaj konfirmon se brenda kësaj jave do të zhvillohet takimi i drejtuesve të FRD me ish-Presidentin Topi dhe më pas angazhimi i mëtejshëm konkret për konsolidimin e FRD. "Besoj se takimi do të bëhet brenda javës dhe siç e ka shprehur dhe z.Topi në prononcimet mediatike do të diskutohen modalitetet të angazhimit të tij në Frymën e Re Demokratike. Dhe patjetër që do të jetë pjesë e FRD-së", - u shpreh z. Aleksandër Biberaj. 

Sa i përket një rotacioni politik, të artikuluar së fundi nga ishpresidenti Topi, Biberaj thotë se ka ardhur koha për një hap të tillë, por jo ndërmjet krerëve të PD e PS. Ai deklaroi se FRD do të jetë forcë e parë në zgjedhjet e ardhshme. Edhe kreu i grupit nismëtar të FRD-së Gazmend Oketa në një intervistë për "GSH" para pak ditësh konfirmoi se: "Unë dhe z. Topi do të kemi një takim ku do të diskutojmë pikërisht këtë çështje dhe më pas çdo deklarim që lidhet me emrin e z. Topi dhe angazhimin e tij politik duhet të bëhet nga vetë z. Topi. Personalisht kam gjithë durimin e nevojshëm për të pritur fundin e gushtit apo fillimin e shtatorit për të dëgjuar këtë deklaratë dhe për t'u njohur me gjithë detajet e këtij angazhimi". Ai e quajti të pashmangshme rotacionin politik në zgjedhjet parlamentare të 2013-ës. 

"Dita e zgjedhjeve duhet të jetë dita kur qytetarët duhet të ngrenë fort zërin e tyre, pasi nëse nuk e bëjnë rrezikojë në mbeten "pa zë" edhe për shumë vite të tjera. Ata duhet të kuptojnë se fuqia e tyre është tek vota dhe këtë duhet ta shfrytëzojnë, pasi kanë detyrim kundrejt të sotmes por edhe kundrejt të ardhmes së vendit, kanë detyrim kundrejt fëmijëve të tyre, por edhe kundrejt nipërve e mbesave që do kenë në një të ardhme të afërt. Rotacioni politik është shumë pak. Shqipëria ka nevojë për më shumë se thjesht një rotacion politik. Këtë e kanë në dorë qytetarët shqiptarë dhe personalisht jam shumë optimist se ata do dinë ta shfrytëzojnë këtë mundësi që do të kenë", - deklaroi kreu i grupit nismëtar të FRD-së.
(m.a/Valentina Madani GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›