E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juventusi, 90 milionë për Van Persien

Juventusi nuk dorëzohet dhe i sfidon dy skuadrat nga Manchesteri për Robin Van Persien. Sipas tabloidi britanik Daily Mirror, Bianconeri kanë bërë gati 90 milionë euro, për transferimin e sulmuesit holandez.

Në fakt, gjiganti italian ka përgatitur 25 milionë për ta bindur Arsenalin që ta shesë sulmuesin kryesor dhe 65 milionë për futbollistin, me një kontratë prej 5 vjetësh, me 13 milionë euro në sezon.

Në alternativë të përfaqësuesit holandez, Juventusi ka sulmuesin e Manchester Cityt, Edin Dzeko dhe atë të Fiorentinës, Stevan Jovetic, pa harruar sulmuesin e Interit, Giampaolo Pazzini.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›