E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fituesit e çmimit “Kult”

Në një mbrëmje të gjatë, Akademia “Kult” ka bërë të ditur emrat e 10 më të mirëve, të zgjedhur nga juritë përkatëse. Pas një pune të gjatë përzgjedhëse, secila nga juritë e 10 fushave të konkurrimit ka vënë përballë katër më të mirët.

Si çdo vit, ndërsa 10 trofe kanë shkuar për artistët e gjallë, një kolazh ka kujtuar ata që nuk janë më mes nesh. Fotografi të tyre kanë kaluar njëra pas tjetrës në ekran, si homazh për atë që i kanë dhënë kulturës shqiptare.

Fituesit e çmimit “Kult”

Artisti Pamor i Vitit
Arben Bajo - ekspozitë personale “Portrete” - Galeria FAP
 
Aktori i Vitit
Gazmend Gjoka (Fred) - “Riverside Drive”
 
Aktorja e Vitit
Taulanda Jupi (Poncia) - “Shtëpia e Bernarda Albës”
 
Regjia e Vitit
Altin Basha - “Amadeus”
 
Libri Artistik
Ben Blushi - “Shqipëria” - Roman
 
Përkthyesi i Vitit
Drita Çetaku-Turdiu; Orhan Pamuk - “Muzeu i pafajësisë”
 
Libri Enciklopedik
Kolec Topalli - “Gramatikë historike e gjuhës shqipe”
 
Albumi Muzikor
Redon Makashi - “Botën Time”
 
Instrumentisti i Vitit
Elda Laro (Piano) - Koncert me Orkestrën e RTSH-së
 
Interpretuesi lirik
Saimir Pirgu (Werther) - “Werther”
/Start/

                                                                                             2012-05-30 19:07
   

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›