E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rishikohet buxheti për gjysmën e dytë të vitit

Ministri i Financave, Ridvan Bode, paralajmëroi uljen e investimeve publike në disa sektorë, kryesisht në infrastrukturë, shëndetësi apo arsim.

Shkaku kryesor që detyron qeverinë të ulë shpenzimet publike është kriza në rajon, me të cilët Shqipëria ka shkëmbimet më të mëdha tregtare.

“Siç kemi bërë për gjithë këto vite, vijojmë edhe këtë vit të rishikojmë kuadrin tonë makro-ekonomik, objektivat për vitin 2012 në përputhje me zhvillimet në ekonominë globale, në ekonominë rajonale dhe për më tepër në zhvillimet konkrete në ekonominë shqiptare. Ekonomia shqiptare nuk është një ekonomi që zhvillohet në eter, është një ekonomi konkrete që operon në një rajon konkret. Ajo që duhet përshëndetur është dinamizmi më i lartë në krahasim me vendet e tjera. Kemi një rritje ekonomike pozitive, kur dihet që deklarimet për ekonominë e Eurozonës janë për vijimin e një rënieje ekonomike”, theksoi Bode.

Vitet e fundit, qeveria është detyruar të rishikojë buxhetin në mesin e vitit, për të ulur shpenzimet. Ndryshimet në buxhet pritet të bëhen gjatë muajit qershor ose në korrik. Buxheti pritet të shkurtohet me 20 miliardë lekë, nga 355 miliardë që është aktualisht. /Start/

                                                                                             2012-05-30 16:30
   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›