Leku fiton terren ne tregun valutor

Monedha shqiptare ka arritur të fitojë vlerë gjatë kësaj jave në tregun e këmbimit valutor. Të dhënat zyrtare, sipas kursit që jep Banka e Shqipërisë tregojnë se leku arrit të fitojë disa pikë ndaj monedhës amerikane dhe asaj britanike, ndërkohë që ka mundur të humbë në mënyrë modeste vlerë ndaj monedhës europiane. Të hënën, një dollar, sipas kursit zyrtare është vlerësuar me mbi 107 lekë.
Gjatë gjithë javës leku fitoi epërsi ndaj dollari, duke arritur që të premten të këmbehej me103 lekë e 46 qindarka. Brenda pesë ditësh, monedha jeshile u zhvlerësua me rreth 4 lekë. E njejta tendencë u regjistrua dhe për paundin britanik. Kështu nga rreth 166 lekë vlerë, një paund brenda javës arriti në rreth 164 lekë. Brenda një jave, monedha bitanike humbi vlerë me rreth 2 lekë. Kjo tendencë nuk është vënë re për monedhën e përbashkët europiane. Euro u këmbye gjatë së hënës me 138.2 lekë, ndërsa të premten vlera ishte me rreth 20 qindarka më shumë, rritje kjo modeste. Që prej fillimit të vitit, vetëm kjo javë ka regjistruar luhatje në këmbimin e monedhave, pasi kursi ka qenë i qëndrueshëm.
Florian Papadhimitri