E Diel, 1 Nëntor 2026

Fituesit ne universitete, lista shpallet ne 12-13 shtator Sonila Isaku

Mesi i muajit gusht do te jete koha kur do te shpallen fituesit e pare ne universitete, dhe pikerisht ne datat 12-13 shtator. Specialistet e Agjencise Kombetare te Provimeve, deklarojne se pas mbylljes se konkurseve ne degen e arkitektures dhe ne disa dege te tjera te universitetit te sporteve, do te nisin procedurat per llogaritjen e pikeve. Nderkohe, mengjesin e se enjtes, rreth 200 maturante kane nisur procedurat per aplikimin e formularit A2, si mundesia e fundit per te hyre ne garen per te zene nje vend ne arsimin e larte. "Me date 27 gusht fillojne konkurset ne gjithe universitetet, per programe studimi qe jane te parashikuara me konkurse. Maturantet njihen nga mesi i shtatorit me listen e pare. Pas mbarimit te konkurseve qe mbarojne ne daten 5, me date 6 ne sjellim rezultatet e konkurseve. Futen ne sistem dhe pastaj perbehet perpunimi, sipas parimit merite- preference, per te shpallur listat paraprake", - thote Arben Fagu, specialist ne Agjencine Kombetare te Provimeve. Sipas udhezimit, parashikohet qe fillimisht fituesit duhet te bejne regjistrimin paraprak nga data 14 shtator deri ne 20 shtator, me pas vjen faza e dyte, ajo e shpalljes se fituesve perfundimtare te cilet jane regjistruar. Kjo shpallje behet ne daten 20 deri ne 22 shtator, ku edhe behet regjistrimi perfundimtar. Me pas jane fazat e tjera, ku ata qe nuk kane mundur te sigurojne nje vend ne universite, te plotesojne Formularin A3, i cili do te permbaje te gjitha vendet bosh. Do te jene datat 28 deri ne 30 shtator, te fundit per te kryer regjistrimet ne te gjitha institucionet e larta publike ne vend. Perfaqesuesit e arsimit, thone se te rinjte e rretheve jane te detyruar te vijne ne Tirane per te aplikuar, pasi procesi eshte me lehtesisht i kontrollueshem, duke shmangur keshtu abuzimet qe mund te behen ne sistem. "Ketu natyrisht vijne nga rrethet, se nuk mund te hapim sistemin ne te gjithe Shqiperine, eshte i pamundur te monitorohet per 100-200 veta qe s'kane qene prezent. Eshte e veshtire te monitorohet, duhet te kemi specialistet tone kudo, per ta bere kete pune", - tha Fagu. Edhe diten e sotme, te rinjte mund te aplikojne per formularin A2. Nderkohe qe javen e ardhshme, gjithcka do te behet publike ne librin e transparences, i cili do te permbaje te gjithe komponentet e duhur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›