Fitzel: “Shqipëria, në variant holandez”“Ekipi im, Malta? Ndihem shumë i kënaqur dhe do të doja ta përcëllja këtë besim te lojtarët. Shqipëria është mundësia jonë e vetme për të marrë pikë dhe për këtë do i bëjmë të gjitha përpjekjet”

Trajneri i Maltës, Dushan Fitzel, i thurri elozhe Kombëtares shqitpare dhe trajnerit Ari Han. Tekniku çek i maltezëve e bëri këtë gjatë një interviste ekskluzive për “Panorama Sport” dhënë Arben Lufit.
“Sapo kam parë dy video të Shqipërisë të ndeshjeve të fundit (kundër Portugalisë,0-0 e Azerbajxhanit, 1-1). Ata (shqiptarët) janë përmirësuar shumë.
“Me ekipin shqiptar sot mund të vesh re mënyrën e lojës holandeze, ata janë mjaft të lirshëm kur e qarkullojnë topin në sulm dhe bëhen agresivë dhe kërkues kur e humbasin. Ne do të kërkojmë të përfitojmë nga pikat e dobëta.
“Ekipi im, Malta? Ndihem shumë i kënaqur dhe do të doja ta përcëllja këtë besim te lojtarët. Shqipëria është mundësia jonë e vetme për të marrë pikë dhe për këtë do i bëjmë të gjitha përpjekjet”.
Malta ka arritur gjatë historisë së saj futbollistike vetëm katër fitore në 302 ndeshje të luajtura në kompeticione dhe miqësore, ku ajo e fundit është kundër Hungarisë (2-1) për eliminatoret e Euro 2008, më 11 tetor 2006.
Të tjera fitore janë me Lihteshtejnin (7-1, miqësore, 2008), Greqinë (1975, zyrtare) dhe Islandën (1982, zyrtare).
E Marte, 10 Shkurt 2009