Shqipëria vazhdon stërvitjet në tokën malteze
Përfaqësuesja shqiptare vazhdon stërvitjet që prej ditës së djeshme në tokën malteze, ku pasnesër do të luajë me përfaqësuesen e këtij vendi. Trajneri Ari Han zhvilloi ditën e djeshme një seancë stërvitore me praninë e 12 lojtarëve, nga 19 që ka thirrur. Ditën e sotme do të mbërrijnë nga destinacione të ndryshme futbollistët, Erjon Bogdani, Ervin Skela, Arjan Beqaj, Gilman Lika dhe Saimir Ujkani.
Për ditën e sotme janë të planifikuara dy seance stërvitore. Stërvitjet e përfaqësueses tonë janë duke u zhvilluar me dyrë të mbyllura pa praninë e mediave vendase.
Për ditën e sotme janë të planifikuara dy seance stërvitore. Stërvitjet e përfaqësueses tonë janë duke u zhvilluar me dyrë të mbyllura pa praninë e mediave vendase.