Çelsi zbret në vendin e katërt në Premier Ligë
Londër - Çelsi i drejtuar nga Luis Filipe Skolari nuk arriti të shkonte dot më shumë se barazimi 0-0 me Hull Sitin brenda në fushën e vet. Ky barazimi i kushtoi Çelsit vendin e tretë këtë javë, pasi aktualisht aty ndodhet e vetme Aston Vila falë fitores së arritur në transfertë me Blekburnin 2-0. Ky barazim i papritur e largon akoma më shumë skuadrën e Skolarit nga objektivi i sezonit, fitimi i titullit kampion. Mançesteri kryesues ka 7 pikë më shumë, megjithëse me një ndeshje më pak, dhe Liverpuli i vendit të dytë ka 5 pikë më tepër.
Javën e ardhshme Çelsi do të ketë një përballje direkte me Aston Vilën, këtë radhë në transfertë. Një fitore do ta ringjiste këtë skuadër në vendin e tretë, në të kundërtën vendi i katërt do të kërcënohej shumë nga Arsenali që ka 5 pikë më pak se Çelsi.