Derbi Inter-Milan pa sulmuesit Kaka’ dhe Baloteli
Milano - Java e 23-të e Serisë A ishte e pafat për skuadrën e Milanit të drejtuar nga Karlo Ançeloti. Veç barazimit aspak të denjë 1-1 me Rexhinën në “San Siro”, milanistët në ndeshjen e ardhshme kundër Interit nuk do të kenë as shërbimet e futbollistit kryesor të tyre, Rikardo Kakasë. Kaka’ pësoi një dëmtim në këmbë, dhe është i detyruar për të mos u stërvitur për 15 ditë.
Në kampin tjetër, Interi nuk do të ketë të gatshëm italianin e natyralizuar Mario Baloteli. Sulmuesi, megjithëse i kaloi problemet me Murinjon, nuk do të luajë për shkak të plotësimit të kartonave të verdhë. Portugezi Murinjo do të ketë në dispozicion brazilianin Adriano, i cili në ndeshjen e fundit ishte i skualifikuar.
Interi ndodhet në krye të Serisë A me 53 pikë, ndërsa Milani në vend të tretë me 45 pikë, 8 më pak se Interi. Në ndeshjen e fazës së parë fitues i këtij derbi ishte Milani me një gol të brazilianit Ronaldinjo.