E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miroslav Klose heroi i Bajernit të Mynihut

Mynih - Miroslav Klose me dy golat e tij kundër Borusias së Dortmundit është heroi i Bajernit të Mynihut në javën e 19-të. Bajerni arriti të fitojë me rezultatin e përgjithshëm 3-1. Të parët që kaluan në avantazh ishin miqtë e Borusias që shënuan që në minutën e dytë me Valdezin. Barazimi për vendasit do të vinte në minutën e 23-të me Ze Roberton. Më rezultatin 1-1 do të mbyllej edhe pjesa e parë e takimit.

Në pjesën e dytë Bajerni do të futej më i motivuar në fushë, por edhe skuadra e Borusias krijoi disa raste të rrezikshme për të shënuar. Zhbllokimi për bavarezët e drejtuar nga Jurgen Klisman do të vinte në minutën e 87-të me Klosen, falë një gabimi të mbrojtjes kundërshtare. Pa marë veten mirë Borusia nga goli i pësuar, është përsëri Klose që shënon golin e tretë falë një asisti të francezit Riberi.

Me këtë fitore Bajerni ngjitet në vendin e dytë me 38 pikë, një më pak se Hofenheimi kryesues. Bavarezët kanë përfituar për të zënë vendin e dytë edhe nga rezultatet negative të skuadrave rivale për titull. Në javën e ardhshme Bajerni i Mynihut do të ndeshet me skuadrën e Hertës së Berlinit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›